Derisa në ambientet e Kuvendit të Kosovës po zhvillohet debati lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi, njërit nga deputetët e Kuvendit, siç duket nuk i intereson një gjë e tillë.
Bëhet fjalë për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, i cili është parë duke u relaksuar në njërën nga kafenetë në Lagjen “Dardania” në Prishtinë. /Telegrafi/