Edhe pse ishte paralajmëruar se sot do të votohet Projektligji i demarkacioni me Malin e Zi, një gjë e tillë nuk ka gjasa që të ndodhë sot.
Kjo pasi që koalicioni nuk i ka 80 votat e duhura për demarkacionin.
Deputeti Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate ka thënë për Kosovapress se sonte nuk ka votim për Projektligjin e demarkacionit.
“Sëmundja” e deputetit të LDK-së Ramiz Kelmendi u ka prishur punë koalicion qeveritar dhe LDK-së, edhe pse u tha se ishin shumë afër sigurimit të votave.
Seanca ka filluar në orën 16:00 dhe debate ende po vazhdon, ndërsa pritet që të flasin edhe më shumë se 20 deputetë. /Telegrafi/