Telegrafi

Deputeti i VV-së kalon kah protestuesit, veteranët e përshëndesin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka kaluar kah protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sot në mëngjes janë mbledhur para Kuvendit në shenj pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në Ligjin për pagën minimale.

Humolli është parë në mesin e veteranëve, të cilët e kanë përshëndetur dhe përqafuar.

Ndryshe, deputeti Humolli ka votuar kundër Projektligjit për pagën minimale.

Veteranët të cilët janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës, kanë hyrë brenda oborrit të këtij institucioni.

Ata kanë shtyrë policët dhe kanë kaluar rrethojat për të hyrë brenda.

Para Kuvendit ka numër të madh të policëve të cilët kanë krijuar kordon. /Telegrafi/