Deputeti Vakhtang Golandzia vdiq pas të shtënave me armë zjarri në ndërtesën e parlamentit të Abkhazisë, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut në detyrë të shtetit Badra Gunba.
Një tjetër deputet i paidentifikuar ka mbetur i plagosur në krah, raporton reuters.
Autoritetet kanë identifikuar Adgur Kharazia, gjithashtu një deputet, si të dyshuarin kryesor. Ai u largua nga vendi i ngjarjes pas sulmit dhe motivet e veprimeve mbeten të paqarta.
❗️🇬🇪⚔️🇷🇺 – Local sources confirmed a shooting today at the parliament in Abkhazia, a region of Georgia occupied by Russia since the 2008 invasion.
The incident is linked to the vote on a controversial law that would make it easier for Russian millionaires to acquire land,… pic.twitter.com/oGCmPZUYqD
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) December 19, 2024
Incidenti vjen pas paqëndrueshmërisë politike muajin e kaluar, kur protestuesit sulmuan ndërtesën e parlamentit në Sukhumi. Protestat u nxitën nga një marrëveshje investimi me Rusinë që shumë në Abkhazi e shohin si një kërcënim për banorët vendas.
Udhëheqësit e opozitës thonë se marrëveshja do t’i lejojë rusët e pasur të blejnë tokë, duke vënë në rrezik pavarësinë ekonomike të rajonit. Shqetësimet çuan në dorëheqjen e Presidentit Aslan Bzhania dhe marrjen e përkohshme të detyrës nga zëvendëspresidenti Gunba.
Ndryshe, Abkhazia është një rajon i shkëputur i Kaukazit i mbështetur nga Rusia që shpalli pavarësinë pas një lufte me Gjeorgjinë në fillim të viteve 1990. Në vitin 2008, Rusia njohu zyrtarisht pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut pas një lufte pesë-ditore me Gjeorgjinë, duke konsoliduar ndikimin e saj në të dy rajonet. /Telegrafi/