Deputeti ukrainas dhe njëherësh anëtar i delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko ka reaguar lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës.
Goncharenko përmes një postimi në Twitter shkroi se Ukraina duhet të mbrojë kosovarët nëse Serbia pushton Kosovën, duke shtuar madje se Ukraina është gati të veprojë me trupat në terren. Sipas tij Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive, transmeton Telegrafi.
“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Saktësisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar deputeti ukrainas në postimin e tij.
If Serbia invades #Kosovo, we should defend the Kosovars. ?? is ready to act with our troops on the ground. ?? is trying to start an aggressive war. Precisely according to Putin’s method. As I said, #Serbia is Putin’s Trojan horse in Europe. War anywhere in the world is terrible.
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) July 31, 2022
Goncharenko gjithashtu një një postim tjetër shkroi se realiteti me të cilin po jeton Ukraina tash e pesë muaj ka ardhur edhe në Kosovë.
“Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota të ndalte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putini dhe të gjithë “aleatët” e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”, u shpreh ai. /Telegrafi/
The reality in which all of #Ukraine lives for 5 months came to #Kosovo. We know what it’s like to live like this. We wanted the world to stop wars, not start them. The world must finally understand that #Russia, #Putin and all their “allies” are the cause of conflicts and wars. pic.twitter.com/VNeNZx0p8h
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) July 31, 2022