Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson, ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Deputeti Magnus Jacobsson, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar edhe kërkesën e tij lidhur me thirrjen e interpelancës në parlamentin e Suedisë, transmeton Telegrafi.
Ai ka kërkuar që liberalizimi i vizave të bëhet për qytetarët e Kosovës.
Lidhur me kërkesën e deputetit, ka shkruar edhe Naim Murseli, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme për Kosovën, Behgjet Pacollit.
Kujtojmë se deputeti Jacobsson edhe më parë ka kërkuar interpelancë të ministres së Jashtme të Suedisë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën./Telegrafi/