Site icon Telegrafi

Deputeti serb: Loja e Vuçiqit me barrikadat shkoi në favor të Kurtit

Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Vlladeta Jankoviq, ka thënë se e tërë situata e krijuar në veri të Kosovës, është një “ushtrim i luajtur keq nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Madje sipas tij, nga fillimi e deri në fund ishte një lëvizje e gabuar – duke e zbritur Serbinë dy apo tri shkallë më poshtë në raport me Kosovën – duke shkuar në dobi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Jankoviq tha për N1, se politika e Vuçiqit në raport me Kosovën, është konfuze, jo konsistente dhe destruktive, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu vlerësoi se në 20 ditët e fundit, ajo çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës, ishte e “njëjta shfaqje” që Vuçiqi e quan “mbrojtjen e Kosovës”, por që sipas Jankoviq është lufta për ta mbajtur presidentin serb në pushtet.

Ai vlerëson së largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet ishte një veprim tejet i gabuar, dhe se Vuçiqi hoqi barrikadat ashtu siç i kishte vendosur vetë.

Kur ambasadori amerikan në Beograd, Critopher Hill, kërkoi që ato të largohen, sipas Jankoviq ashtu edhe ndodhi – pra u hoqën.

Thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një “fiksim i Vuçiqit që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit”. /Telegrafi/

Exit mobile version