Presidenti Hashim Thaçi, në komisionin për hetimin e rastit të shtetasve turq, ka vazhduar të përplaset me anëtarët e komisionit.
Thaçi insistonte të bënte pyetjet e tij duke iu drejtuar deputetit Sami Kurteshi se a e ka propozuar ekspertin?
“Ju keni shkelur ligjin pasi që eksperti juaj informatat që i ka marr nga AKI, nga institucionet tjera të sigurisë, dhe nga ju ua ka shpërndarë vendeve që se kanë njohur Kosovën, ato informata kanë dalë edhe në media. Do të organizohet debat në parlament për këtë, ku do të formohet edhe një komision ndër hetimor për ju. Samiu përfaqëson LVV dhe eksperti bashkëpunonte me LVV. A ka dhënë ndonjë zyre e Kuvendit opinionin për këtë ekspert. E ka propozuar, e ka simpati Samiu”, ka pyetur Presidenti.
Deputeti Sami Kurteshi ka reaguar duke thënë se nuk e ka propozuar ai.
“Asnjëherë nuk kam deklaruar se ai është këshilltar dhe bashkëpunon me LVV”, ka thënë ai.
Këtu ka reaguar deputeti Driton Selmanaj, duke i thënë t’i ndjek institucionet sepse është Presidenti i vendit.
“Mosgatishmëria për dëshmi është vepër penale. Po më vije keq për këshilltarët e juaj. Ata nuk dinë asgjë. Ti je mbrapa gjithë këtij rasti, prandaj je në tension, rri i qet, herdokurdo ke me dhënë përgjigje. Ski ku me ik”, ka thënë Selmanaj./Telegrafi/