Telegrafi

Deputeti Salihu i shqetësuar për kushtet e policëve

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Salih Salihu ka ngritur problemin e mungesë së sigurimeve shëndetësore dhe jetësore të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe mungesës së infrastrukturës nëpër stacionet policore.

Salihu në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se shumë policë kanë humbur jetën në krye të detyrës dhe shumë tjerë janë lënduar, ku kanë hasur në vështirësi në trajtimin mjekësor.

“Sot Policia e Kosovës është e vetmja polici në botë që nuk kanë sigurime shëndetësore dhe sigurim jetësor. Në krye të detyrës policët e Kosovës shumë herë kanë qenë të rrezikuar apo janë lënduar dhe mungesa e sigurimeve shëndetësore ka vështirësuar trajtimin mjekësor apo të shërbimit për familjarët e policëve që kanë humbur jetën. Që nga themelimi i Policisë së Kosovës deri më tani 17 pjesëtar të saj kanë humbur jetën në vendin e punës. Kurse numri i policëve të lënduar në krye të detyrës konsiderohet shumë i lartë. Së fundi kemi humbjen e jetës së dy policëve gjatë kryerjes s detyrës zyrtare në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik”, theksoi Salihu.

Sipas tij, Policia e Kosovës nuk ka as kushtet të mjaftueshme infrastrukturore e logjistike për ta kryer punën, ashtu siç duhet.