Site icon Telegrafi

Deputeti i PS-së ulërin dhe kërcënon në një takim me qytetarët (Video)

Deputeti i PS-së, Bujar Çela, është filmuar në një moment të turpshëm. Një qytetar nga Lushnja ka shkruar për JOQ dhe ka dërguar disa pamje te gjuhës së përdorur mes tij dhe një qytetari gjatë një takimi në një fshat të Lushnjës.

“Përshëndetje JOQ! Në një fshat të Lushnjës teksa po bëhet fushata, kryetari i Partisë Socialiste, Bujar Çela, zihet dhe debaton ashpër me banorët pjesëmarrës sepse i tha disa të vërteta që me sa duket Bujarit nuk i pëlqyen”, përfundoi qytetari.

Bujar Çela është deputet i qarkut Fier në Kuvend dhe ai është denoncuar jo më larg se vjeshtën e shkuar për abuzim me imunitetin e tij.

Exit mobile version