Site icon Telegrafi

Hoxha: Qeveria e Kurtit në koalicion me LDK-në dështuan në zbatimin e Pakos Emergjente

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka thënë se qeveria e kaluar e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, ka dështuar në zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale në kohën e pandemisë COVID-19.

Hoxha në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se pakoja ka pasur shumë probleme.

“Koalicioni LVV-LDK edhe pse në formë klandestine në mesnatë e kishte aprovuar buxhetin e Republikës së Kosovës, duke u thirrur në urgjencën e pandemisë atyre nuk iu ra fare ndërmend që në ligjin e buxhetit të ndajnë mjete financiare me të cilat do të ndihmohen bizneset dhe qytetarët”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti ka thënë se për shkak të problemeve me implementim e Pakos fiskale, shumë qytetarë rrezikojnë të mbesin pa punë.

“Dështuat në zbatimin e Pakos Fiskale. Qeveria e ka kuptuar se pakoja është jo ligjore, dhe ka kërkuar të rishikohet buxheti, kjo është fyerja më e madhe, nga qeveritë e papërgjegjshme”, deklaroi ai.

Në fund, Hoxha në këtë seancë tha se, shumë bizneseve nuk ju është mbuluar qiraja.

“Qeveria e ndërtuar nga LDK-VV, në mënyrë klandestine që kishte votuar buxhetin. Përveç në vonesa të Pakos Emergjente, ju u vonuat edhe në zbatimin e saj. Shumë bizneseve nuk iu është mbuluar qiraja, ku kjo ka bërë probleme te qiradhënësi tek qiramarrësi, ku qiradhënësi e ka larguar”, tha përfundoi Hoxha.

Kuvendi i Kosovës në seancën e rregullt po diskuton për ratifikimin e disa marrëveshjeve financiare ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version