Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti ani pse e shkarkoi këshilltarin Shkëlzen Gashi, ai qëndron mbrapa deklaratave të tij kundër UÇK-së pasi që as nuk u distancua nga to.
“Kryeministri në detyrë, përmes këtij statusi, po tregon se qëndron prapa kësaj makinerie propaganduese që i ushqen me shpifje për të Madhen UÇK. Është pjesë e mendësisë së tyre për të prodhuar dhe shpifur kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe atëherë kur duhet të flasin si Sllobodan Millosheviqi, Voisllav Shesheli, Aleksander Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Marko Guuriqi, e të tjerë politikanë e kriminelë serbë”, ka shkruar Gjoshi në faqen e tij në Facebook.
Sipas tij, kryeministri në detyrë po e inkurajon këshilltarin apo bashkëpunëtorin e tij që ta vazhdojë debatin nga një pozitë tjetër.
Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:
ALBIN K. NUK PO DISTANCOHET NGA DEKLARATAT E KËSHILLTARIT TË TIJ, POR PO E INKURAJON TË VAZHDOJË DEBATIN ME GJUHËN E MILLOSHEVIQIT
Përfundimisht këtyre njerëzve u ka rënë një perde syve dhe e kanë humbur pamjen reale të botës. Në fakt kështu kanë qenë gjithmonë, por tani shqiptarët po i shohin më qartë se kush janë në të vërtetë.
Kryeministri në detyrë, përmes këtij statusi, po tregon se qëndron prapa kësaj makinerie propaganduese që i ushqen me shpifje për të Madhen UÇK. Është pjesë e mendësisë së tyre për të prodhuar dhe shpifur kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe atëherë kur duhet të flasin si Sllobodan Millosheviqi, Voisllav Shesheli, Aleksander Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Marko Guuriqi, e të tjerë politikanë e kriminelë serbë.
Duke qenë se qëndron prapa makinerisë propaganduese kundër UÇK-së, ALBIN K. NUK E MERR GUXIMIN AS TË DISTANCOHET NGA DEKLARATAT SKANDALOZE TË KËSHILLTARIT TË TIJ.
Çka është më e rëndë këtu, është se kryeministri në detyrë po e inkurajon këshilltarin apo bashkëpunëtorin e tij, që ta vazhdojë debatin, nga një pozitë tjetër, sigurisht.
Shkarkimi apo fjala e butë që po e përdor Albin K, lirimi nga detyra, nuk e mbyllë këtë çështje.
ALBIN K. E KA NJOHUR SHKËLZEN GASHIN DHE QËNDRIMET E TIJ PREJ VITESH. Të njejten deklaratë, ky këshilltar, e kishte dhënë para disa vitesh, por që u rikthye në vëmendjen e opinionit gjatë kësaj jave që po lëm pas. A bëri diçka Albin K. për këtë? Heshti dhe u shfaq bashkë në konferencë me këtë këshilltar për t’i dhënë mbështetje.
Këtë mbështetje e vazhdojë edhe sot, pa pikën e turpit.
Pa iu dridhur dora Albin K. shkruajti për këshilltarin e tij se E FALENDERON PËR KONTRIBUTIN E DHËNË.
Dhe jo vetëm kaq! Kryeministri në detyrë po na tregon se këtë këshilltar E ÇMON PËR MENDIMIN KRITIK.
KRYEMINISTRIN PO E GËNJEN NDËRDIJA, sepse ai në fakt nuk po mundet ta fshehë se sa i çmon mendimet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.