Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qeverinë Kurti për interferime në Policinë në Kosovës, gjegjësisht në hetimet që po u bëhen personave të pushtetit apo të afërt me pushtetin.
Sipas Qalaj, pushteti është duke penguar hetime, siç janë me rezervat shtetërore, dhe këtë sipas tij, po e dëshirojnë edhe raportet ndërkombëtare.
“Shemsi Haziri është ndërruar politikisht, me mbrojt krimin, me i mbrojt njerëzit e vet të pushtetit… Kur edhe raporti i DASH-it të thotë që ndërrimi i shefit të Taskë Forcës është i lidhur me krimin serioz në Qeveri. Atëherë kjo nuk do koment”, ka thënë Qalaj në RTV Dukagjini.
Më tej Qalaj ka kritikuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, se ka marrë aksione policore ne veri të vendit pa e pyetur drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.
Dhe sipas tij, Sveçla është duke emëruar “persona në Policisë, vetëm personat nga qyteti që vjen” dhe kështu sipas tij, po tentohen të mbyllen rastet e hetimeve.
“Absolutisht është nga jashtë (ndikimi në Polici). Ju e dini mos t’i përsërisim gjerat në veri se si ka vepruar ministri pa e pyetur fare drejtorin. S’po dua të flasë për disa gjëra, le të thonë hetimet. Tek e fundit më mirë është t’i mbrojë hetimet të mos dëmtohen, sesa unë të bëj politikë në emër të opozitës. Dhe të tregoj gjëra që s’du me i tregu, që ish dashtë më i tregu. Mirëpo, për shkak të rëndësisë, i rastit të Banjkës për shembull kam vendos të hesht për momentin. Por, është me rëndësi sa më pak të preket shtylla e hetimit në Polici”, ka shtuar Qalaj.
Kështu Qalaj ka thënë se partia në pushtet ka harruar kauzën për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit. /Dukagjini/