Telegrafi

Deputeti i Nismës thotë se djegia e Presidencës është vepër e Qeverisë (Video)

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se djegia e objektit të Presidencës është veprim i Qeverisë.

Shala vlerësoi se edhe AKI edhe Policia e dinë kush po i bën këto veprime.

“Menjëherë sa u gjuejtën mollotovët, drejtori i Policisë dhe disa ministra e drejtuan gishtin kah opozita”, tha Shala, duke shtuar se kjo ka mund të zbulohet shumë shpejt përmes kamerave të policisë.

Për sulmin ndaj shtëpisë së kryeministrit Mustafa, Shala tha se kjo ka mund të ndodhë edhe nga pakënaqësia e elektoratit të LDK-së për shkak të votimit të Thaçit për President.

“Përmes viktimizimit Kryeministri po mundohet me mbajt afër elektoratin. Po të ishin aktivistë të opozitës, moti ishin kap e ishin akuzuar”, tha Shala, në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum, duke shtuar se “kjo heshtje” nga institucionet lë të kuprohet se këto veprime janë bërë nga Qeveria. /Telegrafi/