Deputeti i Nisma për Kosovën, Enver Hoti ka thënë se Vetëvendosje po thërret për fuqizim të PDK-së.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se përderisa në njërën anë akuzojnë AAK-në dhe Nismën për koketim më PDK-në, Vetëvendosje hapur del në shërbim të PDK-së.
Postimi i plotë:
Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes Ylli Hoxha përmes një postimi në facebook u ka bërë thirrje votuesve të AAK dhe Nisma që ta votojnë Partinë Demokratikë të Kosovës.
Përderisa në njërën anë ë akuzojnë AAK-në dhe Nismën për koketim më PDK-në, Vetëvendosje hapur del në shërbim të PDK-së.
Do ta kuptoja sikur të kërkonin ta votonin VV, mirëpo thirrja për ta votuar PDK-në shpalos hapur koalicionin PDK-Vetëvendosje.
Prandaj i bëjmë thirrje Vetëvendosjen të tregojë hapur së çfarë marrëveshje parazgjedhore ka bërë me PDK-në.