Telegrafi

Deputeti i NISMA-s reagon ndaj deklaratës së këshilltarit të Mustafës, e quan “trumcak”

Sokol Havolli, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ka reaguar të premten pas dorëzimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë nga partitë opozitare.

Havolli, duke ironizuar me këtë mocion, ka thënë se i mungon edhe një pikë-akuzë “rasti i MTPT 1 dhe 2”.

Ndërkohë këtij postimi të Havollit në Facebook, i është përgjigjur deputeti i NISMA-s për Kosovën, Haxhi Shala.

Reagimin e tij deputeti Shala e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

“TRUMCAKUN e vogël Sokol Havolli nga paniku i humbjes së Troshave të Krimit e paska kapluar trishtimi dhe paska filluar të cicërojë trishtueshëm!”, ka shkruar Shala në Facebook. /Telegrafi/