Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka pasur një mysafire të veçantë.
Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka e ka marrë vajzën e tij të vogël në seancë dhe pritja për të ishte e ngrohtë.
Ndryshe, pjesëmarrjen në seancat e parlamentit me vajzën e praktikonte edhe eurodeputetja italiane, Licia Ronzulli.
Mediat shkruan për të se “kjo është dëshmia se kur dëshiron gjithmonë ka një mënyrë për ta realizuar atë që do”. /Telegrafi/