Fillimisht tregoi se nuk është i huaj në Kosovë. E tek pas këtij prezantimi, Milorad Vlahoviq, foli si përfaqësues i një shteti tjetër, që këtu ka ardhur si mysafir.
Ish shefi i diplomacisë së Malit të Zi është ftuar nga ministria e Jashtme e Kosovës, për të treguar se si e sheh integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Por nuk mund ta lë pa e përmendur cështjen aktuale të demarkacionit midis dy vendeve, që po kundërshtohet nga opozita kosovare.
Vlahoviq, megjithatë pranon se Podgorica nuk e refuzon një marrëveshje të re, por se për disa arsye i qëndron besnike ujdisë së nënshkruar nga dy palët më 26 gushtit, 2015 në Vjenë.
Diplomati malazez, nuk preferoi të flas gjatë per kushtin që BE-ja i ka vendos Kosovës, që në shkëmbim të heqjes së vizave, ta bëjë ratifikimin i demarkacionit.
Vlahoviq, tha se për këtë logjikë duhet të sqarohen ata që e imponuan atë.
Por e bën të qartë se pranimi i pavarsisë së Kosovës, ishte një nga aktet me te rëndësishme diplomatike të Podgoricës zyrtare, të cilin vështirë e pranon Serbia.
Pos këtyre, në ligjërimin e tij ish-ambasadori në SHBA, vlerësoi se Kosova e Mali i Zi, duhet të thellojnë bashkëpunimin e të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta që ta përshpejtojnë integrimin në BE.