Deputeti i Listës Guxo i cili operon në kuadër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Burim Karameta, ka thënë se vota e tij do të jetë kundër rritjes së faturave të energjisë elektrike.
Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës Karameta thotë se vlerëson punët e mira që ka bërë Qeveria Kurti.
Megjithatë ai thotë se është kundër propozimit të ZRrE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike.
“Unë jam me familje 4 anëtarëshe dhe jetoj në një banës 54 m2. Jetesën në atë banes e filloj në orët e pasdites dhe si është e mundur të kursej aty kur fatura asnjëherë nuk më vjen me shpenzime më poshtë se 1000 kW.
“Gjatë gjithë kohës fushatën e kemi udhëhequr duke thënë se deri tash është bërë politikë me qytetarët, tani do të bëjmë politikën bashkë me qytetarët. Po bëjë thirrje të bëjmë me qytetarët politikën tani e tutje, të fokusohemi te ta”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti thotë se 63% e familjeve do të goditen nga rritja e energjisë elektrike.
“Deputetë e qytetarë të nderuar, do të ndajë një mendim ndryshe, jo për t’u përbashkuar me opozitën. Por këtu nuk do të jem kundër asnjë dokumenti e asnjë vendimi shqip, ku përfitues drejtpërdrejtë janë familjarët tanë. Vota ime do të jetë kundër rritjes eventuale të energjisë elektrike”, tha Karameta./Telegrafi/