Deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj ka ironizuar me vizitat e liderëve opozitarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky i fundit përmes një shënimi në Facebook thotë se atyre vizita ju shkoi huq, derisa sipas tij përfituan vetëm lobistët.
“Udhëtimi në Amerikë i Memlit e Lumirit ju shkoi për huq. Të vetmit fitues janë lobistët përfitues që organizojnë takime”.
Ndryshe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi e ai i LDK-së Lumir Abdixhiku qëndruan në vizita të ndara në SHBA gjatë javës së kaluar.
Ata patën takime në Departamentin e Shtetit, Senat, Kongres e Pentagon me zyrtarë të ndryshëm shtetërorë.
Kujtojmë, disa ministra të Qeverisë në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-së në Kosovë kishin anuluar vizitat në SHBA për shkak të situatës së krijuar në lidhje me reciprocitetin e targave./Telegrafi/