Site icon Telegrafi

Deputeti i LVV-së thotë se të hënën votohet Qeveria Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është shprehur i bindur se të hënën do të votohet Qeveria e re e Kosovës.

Këto komente, Abrashi i bëri në një diskutim publik të organizuar nga KDI.

“Besoj që do të ketë marrëveshje, në fillim kemi menduar se kjo është çështje e kryer. Gjatë rrugës dolën disa komplikime. E dimë që kjo çështje u stërzgjat shumë, mirëpo më mirë le të zgjatet dhe të bëhet mirë. Le të jetë një marrëveshje që shter deri në detajin e fundit, që në momentin kur të fillon punën qeveria të mos dalin probleme të tjera”, tha ai.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë sot vendim që seanca për votimin e Qeverisë të mbahet më 3 shkurt, duke filluar nga ora 11:00./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version