Telegrafi

Deputeti i LVV-së: Si mund të kemi Asociacion një etnik, kur Kushtetuta thotë se jemi shoqëri shumë-etnike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një shënimi në Facebook ai ka ngritur një pyetje sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Rrustemi ka pyetur se si mund të kemi Asociacion një-etnik, kur Kushtetuta e rrëzoi marrëveshjen e vitit 2015 për Asociacionin, me argumentimin se Kosova është shoqëri shumë-etnike.

“Nëse vendimi i gjykatës kushtetuese i vitit 2015 thotë se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicës Serbe nuk është në përputhje me nenin 3 të Kushtetutës i cili thotë se “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike…” atëherë si mund të ketë ASMM një etnik që është brenda kushtetutës?”, ka pyetur Rrustemi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka marrë paralajmërime për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes së Perëndimit, nëse Kosova nuk do të tregohet konstruktive në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi, veçanërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.