Telegrafi

Deputeti i LVV-së i reagon anëtarit të Nismës: Asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë, Kosova do të bëhet

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi ka komentuar deklaratën e anëtarit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hotit, i cili të shtunën tha se Albin Kurti ka dy rrugë, të lëshojë Kosovën ose të vritet.

Përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, Abrashi ka thënë se “asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!”

Ndërkaq, Hoti pasi mediat ia publikuan deklaratën, dhe pati reagim edhe nga partia e tij Nisma, ka fshirë postimin kërcënues ndaj Kurti, Haxhi Hoti nga Nisma, ka kërkuar falje publike.

Lexo po ashtu Anëtari i Nismës që përmendi vrasjen e Kurtit, fshin postimin dhe kërkon falje publike - ishte gabim teknik

Për deklaratën e tij ka reaguar edhe ministri i Nismës në detyrë, Endrit Shala.

Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate distancohet nga çdo deklaratë e tillë e cila nxitë urrejtje. Ai gjithashtu ka thënë se dihet qasja e Nismës karshi subjekteve dhe liderëve të tjerë politikë dhe se një gjuhë e tillë nuk është gjuhë e Nismës. /Telegrafi/