Deputeti i LVV-së Enver Dugolli thotë se debati për arkivat e UÇK-së është ekzagjeruar.
“Serbia pretendon se UÇK-ja ka arkiva të veçanta. Ne kemi thënë se Arkivi i Kosovës është i hapur dhe çdokush mund të vijë e të hulumtojë. Ne nuk duhet të biem në grackën e Serbisë pasi asgjë nuk kemi fshehur dhe nuk kemi çfarë të fshehim. Serbisë i duhet hequr aduti që ne po fshehim diçka”, tha ai në RTV Dukagjini.
Dugolli thotë se në të kaluarën janë bërë disa gabime duke botuar libra e dokumente të ndryshme duke u thirrë në luftën e UÇK-së.
Deputeti i LVV-së që ka qenë edhe pjesë e TMK-së thotë se të gjitha arkivat që ka pasur kjo forcë janë dorëzuar në arkivin e Kosovës.
Dugolli thotë se procesin e demilitarizimit të UÇK-së e ka organizuar IOM-i.
“IOM-i ka regjistruar kush i ka dorëzuar armët për të bërë riintegrimin e tyre në shoqëri”.
Deputeti i shumicës parlamentare thotë se Kosova duhet të ecë përpara në zbardhjen e fatit të pagjeturve.
“Nëse hapen arkivat do të del fytyra e vërtet e Serbisë”, tha ndër të tjera Enver Dugolli./Telegrafi/