Site icon Telegrafi

Nga PDK thanë se presidentja Osmani dështoi gjatë 2022-së, reagon deputeti i Listës Guxo: Ju rekomandoj ta dëgjoni fjalimin e saj

Deputeti i Listës Guxo, në kuadër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës, për kritikat karshi presidentes Vjosa Osmani.

Në seancën e Kuvendit, deputeti Avdyli tha se presidentja Osmani ka pasur arritje të mëdha gjatë vitit 2022.

“Meqenëse në këtë parlament në javën e kaluar na kanë munguar deputetët që nuk e kanë dëgju fjalimin e presidentes, unë ju rekomandoj të dëgjojnë në youtube dhe të shohin se çfarë arritje të mëdha dhe takimet e presidentes me gjithë akterët e nevojshëm dhe politikës botërore, nga presidenti Biden tek presidenti Scholz dhe gjithë presidentët tjerë. Puna e saj flet dhe nuk ka nevojë që ne sot të flasim dhe prezantojmë faktet”, tha ai.

Në seancën e sotme, kritika karshi rolit të presidentes Osmani gjatë këtij viti adresoi deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha. /Kp/Telegrafi/

Exit mobile version