Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, ka kërkuar që të fillohet iniciativa në Kuvendin e Kosovës për shkarkimin e presidentit, Hashim Thaçi.
Zyba në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se presidenti nuk po përfaqëson interesat dhe rolin unifikues kushtetues.
“Duke marrë për bazë shqetësimet dhe dyshimet e qytetarëve që Presidenti nuk po përfaqëson interesat dhe rolin unifikues kushtetues. Në konsultim me mjek të fushës, marrë për bazë edhe paraqitjen publike në komisionin hetimor parlamentar, si deputet, e konsideroj të rëndësishme dhe të ngutshme iniciativën parlamentare për zbatim të nenit 91 pika 2 e Kushtetutës”, ka shkruar në Facebook, Salih Zyba./Telegrafi/