Deputeti i lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, thotë se mos ratifikimi i versionit aktual të demarkacionit, është merite e deputetëve të partive në pushtet dhe jo e atyre opozitare. Nëse, sipas tij, do të ishin pajtuar deputetët e pozitës për të votuar demarkacionin, atëherë kjo punë do të kishte përfunduar moti.
Në një intervistë për emisionin Fakt Plus me Leotrim Berishën, deputeti LDK-së ka thënë se për dallim nga kolegët e tyre opozitarë, deputetët e pozitës po bëjnë sakrificë duke mbajtur ketë qëndrim.
“Unë jam kundër këtij versioni. E kam vlerësuar se ky version nuk është i mirë për Kosovën dhe konsideroj se gjithë ky proces duhet të rishikohet në fillimi. Për fat të mirë edhe pala malazeze ka gatishmëri të ulët dhe ta korrigjojë këtë marrëveshje”, ka thënë Salihaj.
Ai ka bërë të ditur se është një numër i konsiderueshëm i deputetëve të LDK-së që nuk e voton ketë marrëveshje.