Telegrafi

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa bëhet baba për herë të parë

Foto: Screenshot/Instagram

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht në Facebook.

Ai dhe partnerja e tij, Erolida, kanë mirëpritur një djalë që e kanë pagëzuar me emrin, Gem.

Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Mustafës (pa ndërhyrje):

“Gemi i vogël na bëri prindër!

Gem, kjo botë është përplot bukuri, aventura, ëndrra, emocione; përjetoje plotësisht! Me të tilla na mbush ti neve, nënës, mua dhe gjithë familjes.

Gem, ti je i rrethuar nga njerëz që të duan, të mbajnë të sigurt e të lumtur.

Gem, duaje botën dhe gjithçka në të. Duaji të gjithë njerëzit. Mbi të gjitha, duaji njerëzit e tu, kombin tënd, vendin tënd.

Gem, gjyshi yt dha gjithçka, deri dhe jetën e tij, për njerëzit tonë, kombin tonë, vendin tonë. Ai sot të sheh nga lart, i buzëqeshur, më i lumtur se kurrë. Ti bart flakën tonë ndër shekuj, bir, ndër mijëvjeçarë.

Ndjek rrugën e zemrës dhe mendjes së gjyshit, bir, jo të fatit të tij.

Gem, fillo tash aventurën tënde. Bëje epike, bir”.

Theksojmë që Besiani është në mandatin e dytë si deputet – ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. /Telegrafi/