Site icon Telegrafi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës sulmon oficerin e sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur  për Telegrafin, se njëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke mos bërë të ditur se për cilin deputetë bëhet fjalë, ka sulmuar oficerin e sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë.

Mirëpo më herët në media u raportua se është arrestuar deputeti i AKR-së, Islam Pacolli.

“Rreth orës 15:00 është raportuar se oficeri i sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë deri sa ka qenë në kryerjen e detyrës është sulmuar nga një deputet.

Deri te sulmi dyshohet te ketë ardhur për shkak se deputeti ka refuzuar të zbatoj urdhrat e ligjshëm të dhënë nga oficeri policor.

Policia ka filluar një hetim për sqarimin e rrethanave të rastit, ka njoftuar edhe prokurorin e shtetit i cili ka rekomanduar intervistimin e palëve të përfshira në rast.

Oficeri policor ka deponuar deklarimin e tij përderisa policia është në përpjekje për të kontaktuar edhe deputetin e involvuar në rast”, thuhet në përgjigjjen e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version