Telegrafi

Deputeti Kastrati reagon për mohimin e masakrës së Reçakut, mban fjalim me mesazhin ‘Vulin, lëshoje ujin’

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka reaguar ndaj ministrit serb të Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin i cili ka mohuar masakrën e Reçakut.

Kastrati në Kuvendin e Kosovës ka mbajtur fjalim, derisa përpara foltores mbante mesazhin “Vuline, pusti vodu”, që në shqip do të thotë “Vulin, lëshoje ujin”.

“Një figurë groteske e dal nga regjimi i [Sllobodan] Millosheviqit, ky ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin tha që masakra e Reçakut është ngjarje fiktive. Kjo jo që nuk pritet prej tij, mirëpo është e çuditshme që nuk pat reagim të ashpër nga kjo qeveri. Ka reaguar SHBA-ja, e kjo qeveri reagoj dobët. Qëllimisht sot dua ta jap një porosi në gjuhën e tij, ngase ai kështu e kupton. Kjo ministrja [Donika Gërvalla] mezi pret të shkojë në gjykatë e të flas për Kadrinë [Veseli] e Hashimin [Thaçi], nuk reagoi aspak për deklaratën e Vulinit”, tha Kastrati.

Lexo po ashtu Masakra në Reçak, ministri i Vuçiqit e quan ‘rrenë’ dhe falsifikim të shqiptarëve dhe NATO-s

Ditë më parë, Vullin i cili njihet me deklarata anti-shqiptare ka thënë se masakra e Reçakut është gënjeshtër.

Pas këtij deklarimi, ka pasur reagime vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/