Site icon Telegrafi

Deputeti Ibrahimi e ofendoi gazetarin pasi ai e publikoi manipulimin e tij me nënshkrime (Video)

Deputeti i BDI-së Musa Ibrahimi ka ofenduar gazetarin e Televizionit Shenja pasi ai e zbuloi manipulimin e tij me nënshkrimet për pjesmarrjen e deputetëve në komisionet parlamentare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gazetari Mefail Ismaili dje publikoi fakte vizuele ku shihej se si deputeti Ibrahimi nënshkroi prezencën dhe doli jashtë sallës së komisionit parlamentar dhe pastaj u kthye përsëri për të nënshkruar edhe nga një herë për bashkëpartiakët tjerë Ramiz Merko dhe Jamin Sinani.

Lexo po ashtu Deputetët e BDI-së nënshkruajnë por nuk marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve (Video)

”Duke marrë parasysh fjalorin skajshmërisht fyes, nuk do ta komentojmë fare, vetëm do t’u lëmë që ta lexoni vetë.” komentojnë nga Tv Shenja./Telegrafi/

 

Exit mobile version