Mbyllja e katër komunave paralele serbe, ka nxitur reagime të shumta nga zyrtarët ndërkombëtar.
Madje BE-ja i ka cilësuar këtij si veprime të njëanshme që mund të nxisin tensione. Për këtë gjë ka reaguar deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Miajtoviq.
Mijatoviq tha se BE-ja është treguar e pandjeshme në këtë rast.
“Institucionet e drejtuara nga serbët” në Kosovë ? A nuk është kjo pjesë e konfliktit të vazhdueshëm? Beogradi vazhdon të mbështesë strukturat ilegale, por ka nënshkruar disa dokumente për tërheqjen e institucioneve zyrtare. Arrita sot në Prishtinë dhe mora shumë pyetje. BE-ja është kaq e pandjeshme”, ka shkruar Mijatoviq.
„Serb-run institutions“ in #Kosova? Isn’t that part of the ongoing conflict? Belgrad keeps supporting illegal structures but has signed in a couple of documents to withdraw official institutions. Arrived today in #Prishtina and received many questions. The EU is so unsensible 😢 https://t.co/X1hlAdPmqv
— Boris Mijatovic (@borismijatovic) February 5, 2024
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u shpreh se BE-ja ka reaguar ndaj të dyja veprimeve që janë ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës, derisa theksoi se hapat e njëanshëm mund të çojnë drejt përshkallëzimi i situatës.
Stano kërkoi që të palët të kthehen tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja.
“Pra natyrisht se është shqetësuese të shihet se sekuencimi i hapave të njëanshëm mund të çojë drejt diçkaje që ne nuk duam ta shohim e kjo është përshkallëzimi i situatës në terren sepse një gjë është e qartë: nuk i kontribuon qetësimit të situatës dhe t’i bëjnë njerëzit të ndjejnë se jeta e tyre po përmirësohet. Pra krejt e kundërta. Prandaj kjo është e rëndësishme që të kthehemi tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe të angazhohen shumë seriozisht”, tha Stano. /Telegrafi/