Site icon Telegrafi

Deputeti Bulliqi rezulton pozitiv në COVID-19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Shpejtim Bulliqi, pas testimit ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Bulliqi në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sot është njoftuar nga IKSHP-ja se ka rezultuar pozitiv, pas testimit të bërë për COVID -19.

Ai po ashtu tha se gjendjen shëndetësore e ka stabile dhe se do të qëndroj në vet izolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së.

“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë. Ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për COVID -19, kam rezultuar pozitiv. Ju njoftoj se do të jem në vet izolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së. Gjendjen shëndetësore e kam stabile. Ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektoni masat! Me respekt”, ka shkruar Bulliqi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version