Site icon Telegrafi

Deputeti britanik: Qëllimet e BE-së si ato të Hitlerit

Ish-kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, i ka krahasuar objektivat e Bashkimit Europian me ato të Hitlerit, duke thënë se të dyjat dëshirojnë të unifikojnë Europën në një “autoritet” të vetëm.

Tashmë vetëm një deputet i konservatorëve pro-“Brexit”, apo pro daljes së Britanisë nga BE-ja, tha gjithashtu se qoftë udhëheqësi nazist, ashtu edhe Napoleoni Bonaparti dështuan ta unifikojnë kontinentin e vjetër, ndërsa Bashkimi Europian është thjesht një “përpjekje për ta arritur diçka të tillë, por me metoda të ndryshme”.

Farage ka thënë se është një fans i Borisit dhe se e mbështet atë për të pasuar David Cameronin, nëse kryeministri aktual do të japë dorëheqjen pas rezultatit të referendumit, që do të zhvillohet më 23 qershor,kur votuesit britanikë do të pyeten nëse dëshirojnë që vendi i tyre të qëndrojë apo të largohet nga Bashkimi Europian.

Sipas Boris Johnsonit, i cili ka folur për “Sunday Telegraph”, historia europiane ka parë shpeshherë përsëritjen e përpjekjeve për të rizbuluar “epokën e artë të paqes dhe prosperitetit nën sundimin roman”.

“Napoleoni, Hitleri dhe shumë njerëz të tjerë janë përpjekur për këtë, por është parë se diçka e tillë përfundon tragjikisht. BE-ja është thjesht një përpjekje për ta bërë këtë realitet, por me mënyra të ndryshme. Por në thelb, ajo që mungon është edhe problemi i përjetshëm: ende nuk ka besnikëri me baza të forta për idenë e Europës. Nuk ekziston ndonjë autoritet i vetëm, që të gjithë të tjerët të kenë respekt për të dhe ta mirëkuptojnë. Ndaj dhe ekziston ky boshllëk masiv demokratik”, tha ai.

Exit mobile version