Site icon Telegrafi

Deputeti Adrian Kastrati fshin postimin fyes ndaj Osmanit

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka fshirë shkrimin e tij në Facebook përmes së cilit ka fyer Vjosa Osmanin.

Edhe pse në shkrim nuk përmend emra, dhe nuk është aq i sqaruar, është ndërlidhur me peshën trupore nëpërmjet vargjeve të Konicës, që ndërlidhet me Osmanin.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, ofendon Osmanin për peshën nëpërmjet vargjeve të Konicës

Naj tij pati reagime të shumta në rrjetet sociale, sidomos atë Facebook.

Pas kësaj, ai kishte fshirë postimin, por se nuk ka dhënë sqarime tutje…

Exit mobile version