Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë publik tashmë rezultatin final të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor.
Sipas rezultateve, koalicioni i madh PAN, do të ketë 39 përfaqësuese në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 32 deputetë në Kuvend, ndërsa koalicioni i njohur si LAA, do të përfaqësohet me 29 deputetë, transmeton Telegrafi.
Nga këto rezultate del që deputeti më i votuar është kandidati për kryeministër të Kosovës nga VV, Albin Kurti, me 143.642 vota.
Pas Kurtit vjen lideri i Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veseli, i cili ka marr besimin e 129.818 votuesve, ku pasohet prej kandidatit për kryeministër i Kosovës nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti me 115.658 vota.
Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i Kosovës nga koalicioni PAN dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marr besimin e 101.994 qytetarëve me të drejtë vote.
Dhjetë deputetët me më së shumti vota:
Albin Kurti (VV) – 143.642 vota
Kadri Veseli (PAN) – 129.818 vota
Avdullah Hoti (LAA) – 115.658 vota
Ramush Haradinaj (AAK) – 101.994 vota
Shpend Ahmeti (VV) – 76.020 vota
Vjosa Osmani (LAA) – 64.131 vota
Dardan Molliqaj (VV) – 49.033 vota
Visar Ymeri (VV) – 40.981 vota
Dardan Sejdiu (VV) – 39.221 vota
Behgjet Pacolli (LAA) – 35.775 vota /Telegrafi/