Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë diskutimin për rebalancin e buxhetit. Ministri i Financave para deputetëve i shpjegoi ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit të Maqedonisë për vitin 2017.
Ai tha se qëllimi kryesor është zvogëlimi i harxhimeve joproduktive dhe sigurimi i hapësirës për masa, që do të forcojnë kohezionin social mes qytetarëve dhe ndihmën për ndërmarrjet vendore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Opozita e rebalancin e buxhetit e cilëson si dëmtim të arkës shtetërore dhe joproduktiv.
Diskutimi në Kuvend për rebalancin e buxhetit mund të zgjasë deri në pesë ditë./Telegrafi/