Site icon Telegrafi

Deputetet përloten në “E diela me Vesën”, shikojeni emisionin të dielën (Video)

Një nga emisionet më të ndjekura të momentit në televizionet tona, realizuar suksesshëm nga ekipi i emisionit “E diela me Vesën”, që këtë sezon po transmetohet në KTV, po veçohet për “zhveshjen” që po u bënë njerëzve të politikës në vend, përmes intervistave interesante.

Vesa Luma, në një bisedë për Telegrafi.com thotë se emisionit të saj po i ecen mbarë.

“Jam shumë e kënaqur që qysh në sezonin e parë, emisioni ka marrë vëmendjen maksimale te audienca. Është një punë shumë e madhe e stafit të produksionit “E diela me Vesen” dhe ekipit të KTV që transmeton këtë emision për të sjellë diçka që do ta mbaj teleshikuesin para televizorit gjithë pasditen e së dielës nga ora 17:15″, thotë Vesa, producent dhe prezantuese në “E diela me Vesën”.

Ajo zbulon edhe mysafirët e kësaj jave, përveç këndit të fëmijëve me futbollistin Kushtrim Mushinca, në intervistën e javës do të ketë të ftuar dy gra deputete, të ndryshme për nga paraqitja por të përbashkëta me idetë politike.
Deputetet e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu dhe Labinotë Demi Murtezi , do të rrëfejnë për gati një orë momentet e tyre me interesante, të cilat përcillen me befasitë e emisionit.

Labinota për herët të parë rrëfen në detaje historinë e jetës së saj, zbulon familjen, besimin në Zot dhe kohën që kalon në Prishtinë e Gjilan.

Ndërkohë Ganja, për herë të parë do të shihet ndryshe nga ajo që e kemi parë deri sot në karrigen e deputetes. Përlotet nga rrëfimi dhe befasia që “E diela me Vesën” i ka përgatitur.

“Kjo e diel do të jetë një nga të dielat më emocionale të këtij sezoni. Jam gjithmonë mirënjohëse që pjesën më të ndjeshme të jetës së personaliteteve më të rëndësishëm të vendit,kanë vendosur të ndajnë me mua dhe teleshikuesin. Në këtë mënyrë do të mësojmë edhe anën tjetër të atyre që përfaqësojnë vendin tonë”, thotë Vesa Luma, për Telegrafi.com, duke kujtuar se detajet mbetet ti shohim të gjithë të dielën nga ora 17:15.

Vesa ndërkohë tregon edhe për të ardhmen e emisionit të saj:

“Kjo sezone do të sjell shumë befasi për teleshikuesit tanë. Nuk do të pushojmë as ditëve të verës, do të jemi bashkë deri në përfundim të këtij sezoni me datë 31 korrik. Ndërkohë kemi filluar të mendojmë rikthimin në shtator dhe zgjerimin e formatit të emisionit “E diela me Vesën””, përfundon ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version