Site icon Telegrafi

Deputetët: Pacolli është një frikacak, s’duhet të kryqëzohet

Deputetët kanë kritikuar ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin, duke e quajtur si frikacak. Ndërsa, kanë shtuar se ai nuk duhet të kryqëzohet veç që është ministër.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në vazhdimin e seancës për politikën e jashtme, tha se ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli nuk është këtu sepse ai është një “tuc”.

Sipas tij, dështimi në Interpol është tregues se kjo qeveri është e dështuar dhe të cilët po e dështojnë Kosovën.

“Kosova bën edhe pa këtë qeveri, edhe pa këtë president të dështuar e shantazhuar. Që të mos dështoj Kosova më mirë le të dështoj presidenti, kryeministri, ky ministër tuc e kjo qeveri “, tha ai.

Ai shtoi se me një kryeministër si Haradinaj, presidentin si Thaçi dhe ministrin si Pacolli, është arritur të kemi vetëm një njohje.

Kurse, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj, është e vërtet që është dështuar në Asamblenë e Interpolit, por edhe qeveritë e më hershme kanë dështuar.

“Për atë që po vjen si rezolutë, nuk duhet ta kryqëzojmë zotin Pacolli veç që është ministër i punëve të jashtme, e dimë sa ka nda Kosova për politikën e jashtme, sepse s’kemi më shumë, janë 30 milionë“, tha ai.

Fatmire Kollçaku nga VV, ka kritikuar Pacollin për mungesën e tij në seancë dhe komisione. /Telegrafi/

Exit mobile version