Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë miratuar shmangien e rregullores për të futur në rend dite Projektligjin e Kuvendit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Me 59 për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ky Projektligj nuk arriti që të hyjë në rend dite në seancën e sotme.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se rrjedhimisht ky Projektligj pas kësaj duhet të shqyrtohet me procedura të stërzgjatura edhe pse situata me pandeminë është alarmante.
Kujtojmë se sot, Qeveria e Kosovës nuk miratoi këtë nismë ligjore të iniciuar nga Kuvendi, me arsyetimin se ligjet e aplikueshme në Kosovë e rregullojnë mjaftueshëm fushën e luftimit dhe parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë. /Telegrafi/