Kuvendi i Kosovës ka pranuar një kërkesë nga deputetët e saj për organizimin e një debati profesional-shkencor, mes Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionistë, për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.
Kjo iniciativë ka ardhur nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, i cili i kërkoi të enjten kryetarit të Kosovës, Kadri Veselit, që të organizojë një tryezë të tillë, njofton Klan Kosova.
Ky dokument është nënshkruar nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga LDK-ja kanë nënshkruar Vjosa Osmani, Arben Gashi, Adem Salihaj dhe Sadri Ferati; nga PDK-ja kanë nënshkruar Shaip Muja e Nait Hasani, si dhe shumica e deputetëve nga radhët e Vetëvendosjes.