Site icon Telegrafi

Deputetët japonezë vendosin “helmeta” në kokë, si “stërvitje në rast të tërmeteve”

Politikanët japonezë vendosën helmeta plastike të palosshme, në një që po quhet “stërvitje në rast të tërmeteve” në këtë vend.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, imazhet e transmetuara në televizion dhe media të tjera treguan se si ministri i Financave, Taro Aso, si dhe ministri i Jashtëm, Toshimitsu Motegi, vendosën me sukses kapelën plastike.

Stërvitja në dhomën e ulët të parlamentit ishte e dyta, pasi “kutitë”, të vendosura nën vendet e anëtarëve, u prezantuan në vitin 2017.

Ndryshe, stërvitjet e katastrofave në shkolla nuk janë të pazakonta në Japoni, ku tërmetet janë të zakonshme.

Një tërmet me madhësi 9.0 në mars të vitit 2011 shkaktoi një tsunami masiv që vrau gati 20,000 njerëz dhe shkaktoi krizën bërthamore të Fukushima.

“Asnjëherë nuk e dini se kur godet fatkeqësia”, tha Tadamori Oshima, kryetari i shtëpisë së ulët, në fund të seancës të së martës, duke vendosur në kokë një nga helmetat e bardha me shirita gri që kujton shaminë tradicionale të samurajve.

“Unë dua që ju të jeni gjithmonë në gatishmëri”, ka shtuar ai.

Megjithatë, sjellja e ligjvënësve ka nxitur komente nga disa përdorues të rrjeteve sociale, disa duke thënë se “deputetët nuk e merrnin seriozisht këtë çështje”. /Telegrafi/

Exit mobile version