Telegrafi

Deputetet e Vetëvendosjes vishen në të bardha

Deputetet nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje / Foto: Ridvan Slivova

Shumica e deputeteve të zgjedhura të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës “Guxo”, janë paraqitur në seancën konstituive të veshura me ngjyrë të bardhë.

Para seancës, deputetet si Vjosa Osmani, Arbërie Nagavci e të tjera kanë shpërndarë në rrjetet sociale mesazhe se “sot do të jetë ditë e bardhë”, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, deputetja e VV-së, Tinka Kurti ka shkruar në Facebook se janë veshur bardhë për të shprehur gatishmërinë për barazi.

“Të gjitha bardhë. Për shprehjen e gatishmërisë tonë për barazi. Bardhë për rëndësinë historike që ka kjo ngjyrë veshjesh për gratë krah për krah. Sot në Kuvend 40%, për barazi kudo”, ka shkruar ajo.

Seanca konstituive ka filluar pas orës 10:00, ndërkohë tashmë është bërë emërimi i anëtarëve të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse. /Telegrafi/