Deputetët e PDK-së, Hajdar Beqaj, Rashit Qalaj, Bekim Haxhiu, Ganimete Musliu kanë dalur në oborrin e Kuvendit ku janë duke protestuar veteranët e UÇK-së.
Deputetja Ganimete Musliu ka thënë se protesta e tyre është e drejtë.
“Protesta është e drejtë, dinjiteti i veteranëve është duke u fyer. I kërkoj falje qe ne i kemi detyuru me dal këtu. Është protestë e drejtë, ne do ti mbështesim”, ka thënë Musliu.
Në anën tjetër deputeti Hadaj Beqaj ka kërkuar nga protestuesit të ruajnë gjakftohtësinë.
“Ruani gjakftohtësinë, nuk duam me ba politikë”, tha Beqaj.
Në anën tjetër deputeti Bekim Haxhiu ka thënë se janë me kërkesën e veteranëve.
“Jemi me ju, jemi me kërkesën e juaj. Seanca ka dështuar të fillojë në kohën e paraparë për shkak të mungesës së kuorumit. Ky projektligj diskriminues nuk do të lejojmë të kalojë në Kuvend, nëse o nevoja do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike për ta parandaluar kalimin e tij në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka kërkuar që Qeveria të kthjellet dhe ta tërheq këtë projektligj dhe të ulet e të bisedojë me veteranët dhe kategoritë tjera.
Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, derisa aty janë edhe një numër i madh i forcave policore. /Telegrafi/