Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë lëshuar seancën e sotme parlamentare.
Ata e kanë lëshuar sallën gjatë kohës sa ishte duke u votuar për dy anëtarë të bordit të RTK-së.
Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ditë më parë kishte thënë se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim. /Telegrafi/