Site icon Telegrafi

Deputetët e opozitës hynë në sallë, pritet të nis seanca (Foto)

Deputetët e partive opozitare LDK, VV e PSD së bashku me katër deputetë të Nismas Socialdemokrate tashmë kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të nis seanca e thirrur nga opozita.

Seanca u tha se do të nis në orën 19:30, mirëpo siç duket do të nisë pak me vonesë.

Në seancë po merr pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili me të hyrë në sallë është parë tek ka fotografuar deputetët e opozitës.

Vlen të theksohet se në këtë seancë përpos deputetëve të PDK-së e AAK-së të cilët nuk po marrin pjesë, po mungojnë edhe disa deputetë të opozitës, gjë që siç duket tani për tani ka mungesë të kuorumit. /Telegrafi/

Exit mobile version