Site icon Telegrafi

Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk do të marrin pjesë në debatin për ndryshimet kushtetuese

Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së dhe grupi parlamentar i saj morën vendi që të mos të marrin pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese, tha sot në konferencë për shtyp, Antonio Milloshoski, duke thënë se janë kundër ndryshimeve kushtetuese.

“Nuk do t’i japim legjitimitet kësaj fraze. Ata të cilët kanë premtuar se do ta bëjnë këtë e thyen Kushtetutën. Nuk do të bëhemi pjesë e saj”, tha Milloshoski.

Ai shtoi se procesi i ndryshimeve kushtetuese është kundër vullnetit të qytetarëve të cilët e shprehën në referendum.

“Edhe ne e respektojmë, ajo është obligimi ynë, sepse populli na i ka dhënë besimin”, tha Milloshoski.

I pyetur se si e komenton faktin që komuniteti ndërkombëtar mbështet marrëveshjen e Prespës, si dhe për deklaratën e sotme të diplomatit amerikan John Sullivan, Milloshoski tha se duhet të bëhet një dallim nga një deklaratë e një përfaqësuesi të bashkësisë ndërkombëtare dhe vullnetit të popullit./Telegrafi/

Exit mobile version