Kuvendi i Kosovës është duke e vazhduar seancën me pikën e rendit të ditës ku kërkohet shkarkimi i bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Pas përfundimit të fjalës nga foltorja e Kuvendit të deputetit Valon Ramadanit, deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë lëshuar seancën.
Ramadani në fund të fjalës së tij tha: “Në emër të grupit parlamentar të LVV-së ju përshëndesim e mirë u takofshim në seancën e radhës”.
Ndryshe në këtë seancë janë paraparë të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës. /Telegrafi/