Telegrafi

Deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend (Foto)

Kuvendi i Kosovës brenda pak minutash pritet në nis seancën e jashtëzakonshme lidhur me kazinotë dhe lojërat e fatit në Kosovë.

Deputetët tashmë kanë filluar të hynë në seancë, e në mesin e tyre janë parë edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët tash e një kohë të gjatë nuk kanë marrë pjesë në seanca të Kuvendit.

Nuk dihet se cila është arsyeja që i ka shtyrë të ndërrojnë mendje, por me gjasë tash e tutje ata do t’i rikthehen punës së tyre në Kuvend. /Telegrafi/