Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, Armend Zemaj, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë takuar drejtoreshën e Departamentit për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin.
Deputetët e GP-LDK falënderuan Mangin për bashkëpunimin që ka ofruar shtetit francez deri më tani për Kosovë, dhe gjithashtu e njoftuan atë lidhur me situatën aktuale politike në vend, në veçanti lidhur me temën e dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën temë e ritheksuan edhe një herë qëndrimin e LDK-së.
Gjithashtu në këtë takim u bisedua dhe për proceset e tjera euro-integruese në për të cilat po kalon vendi dhe me këtë rast, deputetët e GP-LDK-së kërkuan mbështetjen e mëtejme të Francës sa i përket këtyre proceseve.
Ndërsa, Mangin shprehu gatishmërinë e shtetit francez për thellimin e bashkëpunimit. /Telegrafi/